Është e qartë se mes moderatorit Fisnik Juniku dhe këngëtares Mbresa nuk ka një raport shumë të mirë.
Madje Fisniku nuk e kurseu edhe nominimin e tij për këngëtaren e re ,e cila vetëm pak kohë pas futjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka trazuar ujërat brenda shtëpisë.
Sido që të jetë, dyshja në fjalë duket se kanë një njohje të mëhershme me njëri-tjetrin, e cila daton prej vitesh.
Fisi si moderator i emisionit “Barber Shok”, ka pasur të ftuar nga më të ndryshëm (kryesisht nga sfera e kulturës hip-hop), por që gjatë emisionit nuk kanë munguar edhe performanca live nga këngëtarët e rinj.
Mbresa ka qenë një prej këtyre emrave, e cila nuk ka munguar në emisionet Fisit, duke performuar para publikut.
Ata janë të dy të nominuar këtë javë së bashku me pesë banorë të tjerë, ku njëri nga të shtatë të nominuarit do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/