Telegrafi

Firmino vendos për të ardhmen e tij, do të luaj në La Liga nga sezoni i ri

Roberto Firmino ka vendosur të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Braziliani është pjesë e The Reds që tetë vite dhe më në fund ka vendosur për një aventurë të re në karrierën e tij.

Por pasi ka vendosur të largohet nga Anfield, Firmino duket se ka vendosur edhe për skuadrën e tij të re.

Tabloidi anglez Daily Mail ka raportuar se braziliani ka gjetur tanimë marrëveshje me Barcelonën ku do t’i bashkohet në fund të sezonit si futbollist i lirë.

31-vjeçari do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me gjigantin katalunas që e ka fituar garën për Firminon me disa skuadra të tjera evropiane.

Lexo po ashtu Eksod në ekipin e Liverpoolit, në verë pritet të largohen 14 lojtarë

Roma, Atletico Madrid, Inter, Borussia Dortmund e Bayer Munich ishin skuadrat e tjera që kishin shfaqur interesim për brazilianin.

Firmino këtë edicion është paraqitur në 33 ndeshje me Liverpoolin, ku ka realizuar 11 gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/