Site icon Telegrafi

Firmino kthehet në stërvitje para ndeshjes ndaj Barcelonës

Lojtarët e Liverpoolit në stërvitje (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Roberto Firmino të martën është kthyer në stërvitje me Liverpoolin në prag të ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti brazilian mungoi në ndeshjen kundër Huddersfieldin si pasojë e lëndimit në nyje, ndërsa ishte spekuluar se lëndimi ishte shumë serioz dhe se ai mund të mos paraqitej më gjatë këtij sezoni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roberto Firmino

Mirëpo, ai është parë në seancën stërvitore në Melwood dhe pritet të jetë në dispozicion të Jurgen Kloppit të mërkurën mbrëma.

Roberto Firmino në stërvitje me bashkëlojtarët (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në një prononcim për BBC, trajneri i Redsave i kishte përgënjeshtruar pohimet për mungesën afatgjate të lojtarit.

Kështu që, ai do të shpresojë që Firmino të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës kundër Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version