Ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino raportohet se ka pranuar ofertë nga skuadra e MLS, St Louis City.
Braziliani është duke luajtur ndeshjet e fundit të aventurës së tij në klubin Merseyside.
Firmino do të largohet në fund të sezonit, me The Mirror që raporton se Amerika mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Klubi MLS i ka bërë një propozim zyrtar Firminos për nënshkrimin si lojtar i lirë.
Megjithatë, nuk ka asnjë tregues nëse ai është gati të pranojë, apo nëse do të preferonte një lëvizje diku tjetër.
Rikthimi i Firmino në Amerikën e Jugut po spekulohet gjithashtu në media muajt e fundit. /Telegrafi/