Fiorentina e ka konfirmuar kompletimin e transferimit të Borja Valeros te Interi.
Spanjolli është bashkuar me klubin e Nerazzurrëve, ndërsa kryer edhe vizitat mjekësore me sukses.
“ACF Fiorentina ju njofton se ka shitur të lojtarin Borja Valero Iglesias te F.C. Internazionale Milano”.
“Fiorentina e falënderon Borjan për pesë vite të mrekullueshme të kaluara së bashku dhe mesfushorit spanjoll i urojmë më të mirat në të ardhmen si nga ana njerëzore ashtu edhe profesionale”, thuhet në komunikatën e Fiorentina.
Valero ka kaluar për shumën e 5.5 milionë eurove dhe 1.5 milion euro të tjera bonuse. /Telegrafi/