Anësori sulmues i Romës, Stephan El Shaarawy, është objektivi numër një për sulmin e Fiorentinës për sezonin e ardhshëm.
Pas mbërritjes te Giallorossët nga Monaco në mes të sezonin, El Shaarawy rilindi duke shënuar tetë gola në 15 paraqitje.
Megjithatë, ky sezon nuk ka qenë më i mire për 24-vjeçarin italian, i cili ka startuar në vetëm dhjetë ndeshje në ligë duke shënuar tre gola.
Ndërkohë, Fiorentina thuhet të jenë në kërkim për të zëvendësuar Josip Ilicicin, i cili ka pësuar një rënie të mprehtë në formë, duke humbur vendin e tij në formacion nga 19-vjeçari Federico Chiesa.
Sipas Leggo, të dy klubet do të takohen për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, por nuk përjashtohet mundësia e një kalimi në Watford apo Las Palmas për ish lojtarin e Milanit. /Telegrafi/