Telegrafi

Fiorentina refuzon të luajë në një vjetorin e vdekjes së Astorit, kërkon nga Federata italiane ndryshimin e orarit

FLORENCE, ITALY - MARCH 11: Stefano Pioli manager of ACF Fiorentina his staff and all the players of ACF Fiorentina pay homage to the captain Davide Astori wearing the shirt with the number 13 during the serie A match between ACF Fiorentina and Benevento Calcio at Stadio Artemio Franchi on March 11, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Vdekja e Davide Astorit ka tronditur klubin e Fiorentinës por edhe gjithë futbollin italian.

Kapiteni i Fiorentinës kishte gjetur vdekjen më 4 mars të vitit 2018 në një dhomë hoteli ditën e ndeshjes mes Udineses dhe Fiorentinës.

Ish-reprezentuesi italian kishte pasur një sulm në zemër dhe në atë moment nuk kishte mundur të lajmëronte askënd nga skuadra.

Lexo po ashtu Qendra stërvitore e Fiorentinës do të emërohet sipas Davide Astorit

Astori ishte i vetëm në dhomë dhe pasi nuk ishte paraqitur në mëngjesin e përbashkët me pjesën tjetër të ekipit, shokët e skuadrës dhe trajnerët kishin shkuar tek dhoma e tij duke e gjetur të vdekur.

Tifozët e Fiorentinës në përkujtim të Davide Astorit. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Më 4 mars është përvjetori i vdekjes së tij dhe në atë ditë Fiorentina do të ndeshet me Atalantën.

Por klubi vjollcë i ka bërë të qartë Federatës së Futbollit të Italisë që nuk do të zbres në fushë në atë datë.

Lexo po ashtu Koreografi, ndalet loja në minutën e 13 dhe në lot i gjithë stadiumi: Gjithçka e bukur dhe emocionuese në kujtim të kapitenit Astori (Foto/Video)

Tani komisioni i garave në FIGC është duke diskutuar me dy skuadra tjera që ndeshja Atalanta – Fiorentina të zhvillohet më 3 mars, ndërsa një ndeshje tjetër të luhet më 4 mars.

Kujtojmë që Fiorentina ka vendosur që qendrën stërvitore ta emërojë Davide Astori. /Telegrafi/