Telegrafi

Fiorentina refuzon shkëmbim lojtarësh, por kërkon para nga Juve për Chiesan

Federico Chiesa (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Fiorentina është e gatshme ta shes lojtarin, Federico Chiesa, por jo të bëjë shkëmbime me ndonjë lojtarë të kampionit italian, Juventus.

Kjo e fundit ka qenë prej kohësh admirues i sulmuesit 22-vjeçar, por do të preferonte të ofrojë mesfushorin, Riccardo Orsolini, për çdo kontratë të mundshme, shkruan Gazeta dello Sport.

Lexo po ashtu Interi dhe Juventusi luftojnë për Chiesan

Megjithatë, gazeta paralajmëron se klubi Viola nuk është i gatshëm të negociojë për kushtin e lartcekurit dhe do të marrë në konsideratë vetëm shitjen me para të gatshme.

Kjo mund të lërë Orsolinin të shkoj te skuadra e Romës, ndërsa Bianconerët planifikojnë të ofrojnë 21-vjeçarin, i cili aktualisht është i huazuar te Bologna – në këmbim të Nicolo Zaniolos së romakëve.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 91 paraqitje për klubin nga Firenca dhe ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/