Fiorentina është e gatshme ta shes lojtarin, Federico Chiesa, por jo të bëjë shkëmbime me ndonjë lojtarë të kampionit italian, Juventus.
Kjo e fundit ka qenë prej kohësh admirues i sulmuesit 22-vjeçar, por do të preferonte të ofrojë mesfushorin, Riccardo Orsolini, për çdo kontratë të mundshme, shkruan Gazeta dello Sport.
Megjithatë, gazeta paralajmëron se klubi Viola nuk është i gatshëm të negociojë për kushtin e lartcekurit dhe do të marrë në konsideratë vetëm shitjen me para të gatshme.
Kjo mund të lërë Orsolinin të shkoj te skuadra e Romës, ndërsa Bianconerët planifikojnë të ofrojnë 21-vjeçarin, i cili aktualisht është i huazuar te Bologna – në këmbim të Nicolo Zaniolos së romakëve.
Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 91 paraqitje për klubin nga Firenca dhe ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/