Site icon Telegrafi

Fiorentina refuzon ofertën e Milanit për Amrabat

Milani thuhet se ka shënjestruar mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat, por klubi Viola nuk është i gatshëm të shesë lojtarin e tyre.

Amrabat po vazhdon shkëlqimin këtë sezon te Fiorentina, pas shkëlqimit te Hellas Verona sezonet e kaluara.

Paraqitjet e mira kanë bërë që Amrabat të përfundojë në listën e dëshirave të Milanit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Rossonerët janë të përgatitur të ofrojnë 20 milionë euro për mesfushorin, të njëjtën shumë që Fiorentina pagoi për ta nënshkruar në janar të 2020.

Reprezentuesi 24-vjeçar i Marokut ka luajtur 25 ndeshje të Serie A me Violan këtë sezon dhe është vendosur si një titullar i skuadrës nga Artemio Franchi.

Megjithatë, gazeta pretendon se oferta e Milanit drejtuar Presidentit të Fiorentinës, Rocco Commisso, u refuzuan menjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version