Telegrafi

Fiorentina pas Politanos, por në radarin e tyre edhe tre sulmues të tjerë

Matteo Politano (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Trajneri i ri i Fiorentinës, Giuseppe Iachini, i ka thënë klubit se e dëshiron transferimin e mesfushorit sulmues të Interit, Matteo Politano që në janar.

Gazzetta dello Sport shkruan se trajneri i ri i Violës ka kërkuar nga drejtori sportiv Daniele Prade që të kontaktojë Interin për situatën e Politanos në San Siro.

Gazeta pretendon se trajneri e dëshiron 26-vjeçarin në Firence, pasi kanë të shkuar së bashku te Sassuolo.

Gjatë sezonit 2017-18, Politano shënoi 10 gola në 36 ndeshje në kampionat, pasi sezonin e shkuar 31 ndeshje i luajti si startues për Interin.

Këtë sezon situata ka ndryshuar pasi vetën dy herë është preferuar si startues nën drejtimin e Antonio Contes.

Dennis Praet është një emër tjetër, i cili përmendet në klub, pasi ish-mesfushori i Sampdorias,  aktualisht luan te Leicester City në Ligën Premier.

Në sulm, Viola janë të lidhura me Patrick Cutronen nga Wolverhampton, Simone Zazan e Torinos dhe sulmuesin e SPAL, Andrea Petagna. /Telegrafi/