Elseid Hysaj mund të quhet një lojtar i lirë, edhe pse kontrata e tij me Napolin skadon edhe një muaj.
Mbrojtësi shqiptar nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Napolit për vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë.
Shumë emra të skuadrave janë përmendur për Hysajn, por duket se karriera e tij do të vazhdojë në Serie A.
Mediat italiane së fundmi kanë raportuar se Milan dhe Fiorentina janë dy skuadrat që po shihen si favorite për të nënshkruar me shqiptarin.
Agjenti i shkodranit është në bisedime me dy ekipet italiane dhe Fiorentina ose Milan pritet të jetë destinacioni i ardhshëm për Hysajn.
27-vjeçari është pjesë e Napolit që gjashtë vite, derisa vlerësohet si njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në Serie A.
Hysaj aktualisht fiton një pagë vjetore prej 1,8 milionë eurove në sezon, derisa qëllimi i agjentit është që t’i sigurojë një kontratë më të lartë financiare.
Gjithsesi në garë për reprezentuesin shqiptar mbeten edhe skuadra tjera si Lazio, Real Betis dhe Borussia Moenchegladbach. /Telegrafi/