Sulmuesi malazez, Stevan Jovetic është pranë rikthimit në Fiorentina.
Hapësirat e pakta te Interi, kanë bërë që Jovetic të kërkoi largimin për tek një skuadër ku mund të luaj rregullisht.
E ka qenë pikërisht ish-skuadra e tij Fiorentina që i ka hapur dyert për sulmuesin malazez.
Fiorentina kërkon ta rikthejë në skuadër ish-yllin e saj, ndërsa për këtë është futur në bisedime me Interin.
‘Neroazzurrët’, janë të gatshëm të lënë të lirë Joveticin t’i bashkohet Fiorentinës, mirëpo kanë kërkuar shkëmbimin me mesfushorin kroat, Milan Badelj.
Sipas medieve italiane dy skuadrat janë shumë afër këtij shkëmbimi i cili do të sillte bujë të madhe në Serie A.
Kujtojmë që mesfushori kroat Milan Badelj është objektivi i madh i rivalëve të Interit, Milanos. /Telegrafi/