Telegrafi

Fiorentina i bashkohet Interit në finalen e Kupës së Italisë

Finalja e Kupës së Italisë do të jetë mes Interit dhe Fiorentinës dhe do të luhet më 24 maj në Olimpico të Romës.

Pas fitoren 2-0 në ndeshjen e parë, Viola barazoi 0-0 me Cremonese në “Artemio Franchi” dhe u rikthye në finalen e Kupës Kombëtare pas 9 vitesh.

Fiorentina është në kërkim të një trofeu që i mungonte prej 22 vjetësh.

Ndeshja e sotme me Cremonesen ishte me shumë pak emocione, me vendasit që nuk rrezikuan avantazhin e marr nga ndeshja e parë.

Cremonese do të mbahet mend, pasi këtë edicion eliminoi Napolin dhe Romën. /Telegrafi/