Site icon Telegrafi

Finem përgënjeshtron videon ku pretendohej për përleshje fizike me Don Xhonin

(Foto: Instagram/itsfinem)

Një video e publikuar të martën mbrëma në mediat shqiptare ka nxitur reagime të shumta, duke qenë se pretendohej për një zënkë fizike ndërmjet Finem dhe Don Xhonit.

Videoja e rrejshme shfaqte një grup personash duke sulmuar të tjerët që ndodheshin brenda një veture, ndërsa thuhej se ishte reperi nga Shqipëria që po përleshej me atë nga Kosova në Tiranë.

Sqarimi i menjëhershëm ka ardhur nga Don Xhoni dhe ekipi i tij duke e bërë të qartë se gjithçka ishte e fabrikuar dhe pavërtetë, ndërkohë që reperi nuk ndodhej në kryeqytetin shqiptar.

Lexo po ashtu Don Xhoni përgënjeshtron gjithçka pas raportimeve të rrejshme për përleshje fizike

Drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij është lidhur edhe Finem për të përgënjeshtruar atë video.

Ai pohon se muzikën e bën për qejf dhe se edhe atë e kanë akuzuar gabimisht në lajmet e publikuara, meqë as ai nuk është pjesë e asaj videoje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9dlpUTLsiCI

Exit mobile version