Telegrafi

“Finalja e mallkuar e vitit 2006” – Zidane flet për goditjen me kokë në Materazzin dhe për ‘çmendurinë’ që ia dinte Buffoni

Zinedine Zidane ka ende të freskta kujtimet e tij, më të ëmbla dhe gjithashtu më të hidhura. Në fund të fundit, pyetjet kërkojnë sinqeritetin më transparent.

Për TeleFoot, ish-ylli i Juventusit dhe Real Madridit riktheu pikun më të lartë dhe ulët në karrierë karrierës së tij futbollistike.

Duke filluar nga ajo “finale e mallkuar” e Botërorit në vitin 2006, në të cilën ai u përjashtua për goditjen me kokë ndaj Materazzi: “Unë nuk jam krenar për këtë, por është pjesë e udhëtimit”.

Lexo po ashtu PSG ëndërron për dyshen Zidane – Wenger

“Duhej ta bëja këtë, nëse është ajo që bëra është sepse më duhej. Nuk jam krenar për atë që kam bërë, e kam thënë tashmë”.

“Megjithatë është pjesë e udhëtimit, ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën. Asnjë jetë nuk është perfekte”, ka zbuluar francezi.

Panenka me penalti? Nuk ishte çmenduri. Unë duhej ta bëja, nëse është diçka që e kam bërë, është sepse duhej.

“Mund të kisha gabuar, ose jo. Ishim në minutën e 7-të ose 8-të, kishte kohë, kisha pak sekonda për të menduar dhe përballë meje ishte një portier që më njihte perfekt si Buffon. Duhej të shpikja diçka”.

Lexo po ashtu “Nuk ka bisedime mes Zidanes dhe PSG-së”, agjenti i francezit tregon situatën

Trajneri francez më pas zbuloi se edhe kur mendon të kthehet sërish në bankinë dhe çfarë ëndërron për të ardhmen.

Rikthimi në bankinë? Unë e kam këtë flakë, futbolli është pasioni im (…) Çfarë ëndërroj? Asgjë, kam ëndërruar shumë dhe kam marrë shumë gjëra, jam i plotësuar. Unë kam një familje të bukur dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, deklaroi më tej Zidane. /Telegrafi/