Telegrafi

Finalja e madhe – Vedati takohet me vajzat, befasohet nga Sinan Vllasaliu dhe fiton një pushim falas për në Dubai

Sonte në natën finale të Big Brother VIP Kosova iu bënë befasi të mëdha finalistëve të këtij edicioni.

Pas Artanit, Mbresës, Xhulit e Stresit, surprizat nuk munguan as për aktorin Vedat Bajrami.

Artisti i njohur fillimisht u befasua me një video nga disa prej miqtë e tij, e pak pas kësaj në shtëpinë e famshme hynë dy vajzat e tij.

Sikurse të gjithë të tjerët, Bajrami u largua për pak çaste nga shtëpia me makinë luksoze deri në skenën e Klan Arenës.

Lexo po ashtu Befasitë në natën finale nuk mungojnë as për Stresin - e takon të ëmën dhe e performon këngën e re "Kosovë - Shqipëri"

Kur hyri brenda në skenë po e priste këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu.

Ai filloi të interpretonte këngën e preferuar të aktorit, gjersa Vedati nisi të kërcente e ta shijonte muzikën.

Vedati gjithashtu fitoi një udhëtim falas për në Dubai bashkë me familjen. /Telegrafi/