Telegrafi

Finalja e Kupës së Botës për klube, Real Madrid – Al Hilla: Formacionet zyrtare

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube, ku Real Madridi luan ndaj Al Hilal.

Skuadra e Arabisë Saudite mundi kampionin e Amerikës së Jugut, Flamengon, në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Real Madrid mposhti Al Ahlyn me rezultat 4-1 për të rezervuar vendin e tyre në eventin final.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Marok, i njëjti terren që u zhvillua gjysmëfinalja për Los Blancos.

Carlo Ancelotti ka startuar me treshen Vinicius Junior, Fede Valverde dhe Karim Benzema.

Në anën tjetër Al Hilal luan në sulm me Vietton dhe Moussa Maregan.


Real Madrid: Lunin; Carvajal, Alaba, Rudiger, Camavinga; Tchouameni, Kroos, Modric; Vinicius, Valverde, Benzema.

Al Hilal: Almuaioufi, Saud, Jang, Al Bulayhi, Khalifah, Cuellar, Kanno, Carillo, Salem, Vietto, Marega.


/Telegrafi/