Finalja e Kupës së Italisë midis Atalantas dhe Juventusit, e planifikuar për në 19 maj, do të luhet në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia.
Stadiumi i Sassuolos është zgjedhur si nikoqir i Finales së Kupës së Italisë për sezonin 2020-21, kur “Zonja e Vjetër” do të luftojë me “La Dea” për trofeun.
“Ne jemi shumë të kënaqur me vendimin e marrë sot nga Këshilli Lega për vendndodhjen e Finales së Coppa Italia”.
“Ne falënderojmë Rajonin Emilia-Romagna dhe Presidentin Stefano Bonaccini që kanë treguar edhe një herë disponueshmëri të madhe dhe afërsi me sportin dhe futbollin italian”, ka thënë CEO i Lega Serie A. Luigi De Siervo.
Juventusi kaloi në finale pasi mposhti Interin në gjysmëfinale, ndërsa Atalanta eliminoi Lazion. /Telegrafi/