Telegrafi

Finalja e Kupës së Botës për klube: Chelsea dhe Palmeiras shkojnë në vazhdime

Chelsea dhe Palmeiras kanë barazuar në kohën e rregullt 1-1 në kuadër të finales së Kupës së Botës për klube të organizuar nga FIFA.

Finalja në pjesën e parë nuk solli pothuajse asgjë, pasi dy skuadrat nuk kishin asnjë rast për ta përmendur.

Mason Mount nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen, pas një lëndimi, ndërsa në vend të tij u fut Christian Pulisic.

Pjesa e dytë ishte më atraktive, pasi dy skuadrat filluan të kërkonin më shumë golin.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 55-të, kur Callum Hudson-Odoi asistoi te Romelu Lukaku i cili shënoi për 1-0.

Pas dy minutash Chelsea ka mundur të shtojë epërsinë, por goditja e Pulisic, nuk ishte e saktë.

Në minutën e 62-të, njëri nga mbrojtësit londinez luajti me dorë në zonë dhe pas rishikimit në VAR, u vendos për penallti në të mirë të Palmeiras..

Raphael Veiga ishte i saktë nga pika e bardhë duke e mposhtur Edouard Mendyn për 1-1.

Chelsea ka mundur ta kthejë epërsinë në minutën e 73-të, por sërish Pulisic nuk arriti të shënojë nga një pozicion i mirë.

Deri në fund gola më nuk kishte dhe skuadrat do ta provojnë fatin në vazhdime. /Telegrafi/