Arsenali dhe Chelsea do të përballen sot (e shtune) në finalen e Kupës FA.
Dy rivalët lokalë do të tentojnë të mbyllin edicionin 2019/20 me trofe në takimin që fillon në ora 18:30 në stadiumin “Wembley”.
The Blues tashmë e kanë siguruar Ligën e Kampionëve, derisa Arsenali përmes FA Cup do të tentojnë të kualifikohen në Ligën e Evropës.
Enjoy the match. Enjoy the occasion.
But please, 𝘀𝘁𝗮𝘆 𝘀𝗮𝗳𝗲.
Remember this important advice.
🔜 #HeadsUpFACupFinal pic.twitter.com/1dMEmNUG3l
— Arsenal (@Arsenal) July 31, 2020
Për këtë sfidë, Mikel Arteta do të jetë pa Callum Chambers, Pablo Mari, Martinelli, Shkodran Mustafin, që janë të lënduar, Matteo Guendouzi nuk është i ftuar, ndërsa në dilemë është paraqitja e Bernd Lenos.
𝗖𝗨𝗣 𝗙𝗜𝗡𝗔𝗟 𝗗𝗔𝗬!
Come on Chelsea! 💪#HeadsUpFACupFinal pic.twitter.com/b7FmAiBnSe
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 1, 2020
Në anën tjetër, Frank Lampard nuk mund të llogarisë vetëm në Billy Gilmour dhe Ruben Loftus-Cheek, që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Martinez; Holding, Luiz, Tierney; Bellerin, Ceballos, Xhaka, Saka; Pepe, Lacazette, Aubameyang
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Caballero; Azpilicueta, Zouma, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Pulisic. /Telegrafi/