Pas spektaklit Big Brother VIP Albania, një nga finalistët, Romeo Veshaj, u dallua për mungesën e tij në emisionin ‘Post Big Brother’.
Ky program është i njohur për të sjellë bashkë ish-banorët e shtëpisë, pas finales për të diskutuar përvojat dhe çështjet gjatë qëndrimit të tyre.
Romeo, ishte një nga personazhet më të komentuar të edicionit të tretë dhe mungesa e tij ka lënë një hapësirë pyetjesh në ajër.
Ledion Liço, i cili ka drejtuar emisionin, ka shprehur vetë paqartësi lidhur me situatën.
“Nuk i është përgjigjur ftesës Romeo Veshaj, arsyet nuk i dimë, ndoshta do t’i mësojmë rrugës,” u shpreh Liço, duke lënë të kuptohet se as stafi i emisionit nuk ishte në dijeni pse Romeo kishte munguar.
Edicioni i tretë i big Brother VIP Albania u mbyll me shumë emocione, si dhe me një triumf të qartë për Egla Cenon, e cila rikujtoi thellësinë e lojës dhe strategjisë që përfshin qëndrimin në një shtëpi të vëzhguar 24/7. /Telegrafi/