Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Spanja.
Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe.
Real Madridi do të mirëpres Barcelonën në klasiken e futbollit spanjoll në kuadër të Copa del Rey.
Dueli i parë i zhvilluar në Nou Camp kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, dhe finalisti i parë pritet të përcaktohet gjatë mbrëmjes së sotme.
Edhe në gjashtë ballafaqimet paraprake gjithçka është e barabartë pasi që të dyja skuadrat kanë nga dy fitore si dhe po aq herë ndeshja ka përfunduar pa fitues.
Më poshtë janë të listuara pesë përparësitë dhe dobësitë e secilit ekip gjersa ndeshja do të duhet të startojë në ora 21:00.
Pesë përparësitë dhe mangësitë e Real Madridit
Përparësitë
Duelet ajrore
Sulmet nga krahët
Krijimi i mundësive përmes sulmeve të gjata
Kundërsulmet e shpejta
Gjuajtjet nga distanca
Mangësitë
Krijimi i kurthit të pozitës jashtë loje
Duelet ajrore
Mbulimi i lojtarëve kryesorë të kundërshtarit
Ndalimi i kundërshtarëve për krijimin e rasteve
Sulmi jo efikas
Pesë përparësitë dhe mangësitë e Barcelonës
Përparësitë
Gjuajtjet e lira
Loja individuale
Sulmi nga krahët
Krijimi i rasteve përmes qarkullimit të gjatë të topit
Krijimi i rasteve përmes aftësive individuale
Mangësitë
Duelet ajrore
Mbrojtja në rast të kundër sulmeve
Krijimi i pozitave të jashtë lojës për kundërshtarët
Ndalimi i kundërshtarëve nga krijimi i shanseve
Mos koordinimi mes repartit të mesfushës dhe mbrojtjes. /Telegrafi/