Adoleshenti nga Maryland i SHBA-ve, Nicholas Kyle Hoffman, është dënuar me 25 vite heqje lirie, pasi kishte shtypur me veturë shokun e shkollës.
Hoffman ishte vetëm 17-vjeç kur qëllimisht shtypi me veturë shokun 16-vjeç, megjithatë ai është dënuar sikur të ishte i moshës madhore, transmeton Telegrafi.
Ai kishte menduar se shoku i tij po merrte marihuanë nga një person tjetër, dhe për këtë arsye e ka goditur me veturë.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se si Hoffman e rrit shpejtësinë derisa i afrohet shokut, të cilin e godet dhe vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Por, edhe pse shoku i tij i ka mbijetuar goditjes, gjykatësi ka deklaruar se ishte një nga “skenat më të dhunshme” që ndonjëherë ka parë dhe që është filmuar e postuar në internet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=Mul5MUsKeYY