Kjo video e rrallë tregon se si pronari i një makine kapi një grua duke i vjedhur brenda në automjet. Ajo nuk e kishte fare mendjen, ndërkohë që pronari i makinës e filmonte.
Video mendohet se është bërë në një qytet amerikan, ndërkohë që gruaja flet vetëm spanjisht.
“Duhet të të fshikulloj moj sh…”, i thotë pronari i makinës.
Ndërkohë, gruaja mundohet që të justifikohet, teksa përpiqet të largohet.
Pronari i makinës vazhdon i acaruar, ndërsa ajo në një moment i kërkon që të mos flasë.
Video mbyllet me paralajmërimin për të thirrur Policinë.