Telegrafi

Filmohet momenti kur mbrojtja kundërajrore e ukrainasve, shkatërron mbi Kiev raketat ruse

Gazetari Euan MacDonald, korrespondent i BBC-së dhe i Zërit të Ukrainës, ka publikuar pamjet për të cilat thotë se janë filmuar më 15 nëntor në Kiev.

“Pamje spektakolare, dy raketa ruse Kalibr shkatërrohen në ajër në rajonin e Kievit në një distancë kohore prej një sekonde. Shpërthimi i parë dëgohet dhe shihet një dritë në horizont. E shkatërrimi i dytë shihet më qartë, kur goditet me sistemin mbrojtës kundërajror gjerman IRIS-T”, ka shkruar MacDonald, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Ukraina javëve të fundit ka qenë nën sulme të vazhdueshme ajrore nga rusët. Caku kryesor i tyre është infrastruktura energjetike, me qëllimin e vetëm që t’ua vështirësojë jetën civilëve në Ukrainë.

Për këtë javëve të fundit Ukraina ka kërkuar nga Perëndimi sa më shumë sisteme mbrojtëse kundërajrore.

Nga Gjermania ka marrë sistemin modern IRIS-T SLM. E së fundmi kanë marrë edhe sistemin amerikano-norvegjez NASAMS, e cila njëherit mbron edhe Shtëpinë e Bardhë.

Në anën tjetër, ukrainasit pretendojnë se mbrojtja e tyre ajrore ka shkatërruar shumicën e raketave që i kishin shkrepur rusët. /Telegrafi/