Sonte (e shtunë) është mbajtur nata finale e Festivalit të Filmit në Kanë.
Filmi me produksion kosovar, “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda, i cili konkurronte për një nga çmimet e mbrëmjes, fatkeqësisht do të kthehet pa trofe në shtëpi.
Ky film arriti sukses duke u futur në dhjetë filmat pretendentë për çmimin e parë në kategorinë e metrazhit të shkurtër.
Mirëpo ky çmim shkroi për filmin “TIAN XIA WU YA (All Crows in the World)”, i cili fitoi trofeun e ashtuquajtur “Palma e Artë” për këtë kategori.
Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.
Regjisor i filmit është Samir Karahoda, njëherësh edhe skenarist – gjersa në shkrimin e këtij të fundit ka kontribuuar edhe Zgjim Terziqi. /Telegrafi/