Pak muaj më parë pati filluar xhirimet një version i ri të filmit klasik aventurier “Winnetou” të njohur për aktrimin në rolin kryesor të aktorit Pierre Brice. Këtë rol, i pari pas vdekjes së Brice, e luan në këtë version, aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj.
Por, Xhelilaj si dhe i gjithë ekipi i serisë së filmave që është prodhim i televizionit RTL, po përballen me një problem serioz. Një gjykatë, ajo e Landit në Nürnberg-Fürth (landi i Bavarisë), ka shpallur një vendim me të cilin producentëve u ndalohet shpërndarja e filmit me këtë titull, shkruan spiegel.de.
Arsyeja është se “Winnetou” i RTL-it, sipas gjykatës “nuk ka të bëjë pothuaj asgjë me origjinalin të cilit i referohet, gjegjësisht me romanet e njohura të autorit gjerman të shekullit XIX, Karl May”.
Kompania që e bën produksionin, “Rat Pack Film Production” ka dashur që filmat mbi bazën e Winnetous t`i distribuojë me titujt e romaneve të njohura të Karl May-t si “Winnetou dhe Old Shaterhand”, “Winnetou dhe thesari në Liqenin e argjendtë” dhe “Vdekja e Winnetou”, transmeton albinfo. Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankesë botuesi i veprave të Karl Mayt nga Bambergu dhe ka pasur sukses me ankesën e tij, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se në skenarët e filmave, ngjarja ndryshon shumë nga baza në romanet e autorit.
Në filmat e prodhuar deri tash me aktorët Wotan Wilke Möhring (Old Shatterhand) dhe Nik Xhelilaj (Winnetou) mungojnë motivet qendrore nga librat me të njëjtin emër, akuzon botuesi. Për këtë arsye ai në ankesën e tij i është referuar të drejtës mbi mbrojtjen e titullit. Dhe, sipas vendimit të gjykatës, filmat që kanë fare pak ose aspak të bëjnë me romanet e Karl May-t nuk lejohet që të emetohen me këta tituj, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, vendimi gjyqesor ende nuk është i plotfuqishëm.
Rat Pack Film Production dhe as RTL nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e gjykatës.