Telegrafi

Fillon ta pastrojë shtëpinë – amerikani gjen një milion qindarka

Një familje që po pastronte shtëpinë e tyre në Los Anxhelos, u përplas me disa çanta që përmbanin një milion qindarka.

John Reyes tha se ai po pastronte shtëpinë e vjehrrit të tij kur bëri zbulimin dhe thasët me qindarka që ai i gjeti ishin në thasë bankare të mbyllura, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.

“Kam pasur mjaft koleksionistë që më kanë thënë se kjo është diçka që nuk duhet të shitet derisa të dimë se çfarë po ndodh”, shtoi tutje ai.

Sipas medieve amerikane, familja përcaktoi se monedhat janë bakër dhe jo zink, të cilat Shtetet e Bashkuara filluan t’i përdorin nga vitet 1980.

Reyes ka listuar monedhat në OfferUp, një faqe interneti për rishitje, duke kërkuar 25,000 dollarë.

“Vlera është në veçantinë e tyre”, tha ai kur u pyet rreth çmimit që ai e kërkon. /Telegrafi/