Site icon Telegrafi

Fillon seanca, me një orë vonesë

Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës me një orë vonesë.

Në këtë seancë deputetët janë njoftuar edhe me zëvendësimin e tre deputetëve.

Pas largimit të tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ky institucion ata janë zëvendësuar nga kolegët e tyre të partisë.

Në seancën e sotme kanë bërë betimin deputeti i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja në vend të ish-deputetit, Enver Hoxhaj.

Deputeti i ri se Fatmir Xhelili ka ardhur si zëvendësim i ish-deputetit Azem Syla, derisa deputeti i ri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Driton Çaushi, e ka zëvendësuar ish-deputetin Besnik Bislimi.

Çaushi betimin si deputet pritet ta bëjë në seancën e ardhshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version