Site icon Telegrafi

Fillon seanca e Kuvendit, nuk drejtohet nga Vjosa Osmani

Foto: Arkiv

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.

Drejtimin e kësaj seance nuk do ta bëjë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Udhëheqjen e kësaj seance do ta bëjë nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Shala ka hapur punimet e kësaj seance ku të pranishëm janë 71 deputetë.

Lexo po ashtu E gjitha që ndodhi në seancën e votimit të Qeverisë Hoti

“Vjosa Osmani ka autorizuar nënkryetarët e Kuvendit që të drejtojmë këtë seancë. Zonja Nagavci nuk ka pranuar ta drejtojë seancën, dhe këtë seancë do ta drejtoj unë”, ka thënë Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version