Site icon Telegrafi

Fillon prodhimi i serisë BMW 2 pa kulm (Foto)

Kompania gjermane, BMW, ka nisur prodhimin e serisë BMW 2 kabrio në fabrikën e kompanisë në Leipzig.

Seria BMW 2 do të zëvendësojë serinë e parë të kabriove të BMW-së dhe do të vijë me modelet 220d, 220i, 228i dhe 228ixDrive si dhe në më të njohurin M235i, transmeton Koha.net. Këto modele mbesin me specifika identike me modelet standarde.

BMW 228i ka 240 KF dhe vjen me motor prej katër cilindrave 2.0 litër. Ajo arrin shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për 5.7 sekonda dhe ka transmision automatik prej tetë shpejtësive.

Sa i përket BMW M235i kabrio, ajo ka 320 kalëfuqi dhe vjen me transmision manual prej gjashtë shpejtësive. Shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë BMW M235i kabrio e arrin për 4.8 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka 250 km/h. /Telegrafi/

Exit mobile version