Site icon Telegrafi

Fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe mbrojtjes civile në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se nga nesër (5 janar) fillon pagesa e të drejtave në para nga mbrojtja sociale, mbrojtja e fëmijëve dhe mbrojtja civile për dhjetorin e vitit 2020.

Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të asistencës sociale në kushte rreziku nga virusi COVID-19, Ministria informon se pagesa do të bëhet në dy grupe, në filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me renditjen e alfabetit i përcaktuar, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë nesër për personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me: – A, B, V, G, D, Gj, E, ZH, Z, X, I, J, K, L, LL, dhe me 8 janar të premten personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me M, N, NJ, O; P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH,SH.

Shfrytëzuesit e të drejtave në para të cilët posedojnë kartela debitore do të mund t’i tërheqin paratë nga bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa me kartela në rrjetet e shitjeve apo përmes bankave elektronike dhe në celular, prej nesër 5 shtator i vitit 2021.

 

Exit mobile version