Telegrafi

Fillon ndërtimi i shtëpisë në Bubq, i financuar nga Bebe Rexha

Nuk ka shumë muaj që nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri, gjë që la shumë familje pa strehë.

Kjo bëri që shumë qytetarë të ndihmojnë, duke përfshirë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore.

Njëra nga to që premtoi ndërtimin e një shtëpie për një familje në fshatin Bubq, ishte artistja Bebe Rexha.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ishte aktori Bes Kallaku i cili njoftoi publikun e gjerë se një ndërtim i tillë veçse ka filluar.

Lexo po ashtu Speciale: Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri - Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

“Ka nisur ndërtimi i shtëpisë së Musait. U shemb një shtëpi e larë me lot e dhimbje prej fatkeqësive dhe me bekimin e Zotit po ngrihen themelet e reja mbi gurët e buzëqeshjes dhe gëzimit të zemrës. Flm Bebe Rexha, bekuar qofsh”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Kujtojmë se tërmetet në Shqipëri morën jetë njerëzish, si dhe shkaktuan dëme të shumta materiale. /Telegrafi/