Telegrafi

Fillon mbledhja e Kryesisë së LVV-së

Ka filluar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo mbledhje e Kryesisë së LVV-së i paraprinë takimit të liderit të LVV-së, Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa që pritet të mbahet në ora 14:00.

Ndryshe, të hënën Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi kanë pasur takim konsultativ lidhur me  nominimin e mandatarit për kryeministër. Pas këtij takimi Thaçi ka njoftuar se ka vendosur që t’i ofrojë Kurtit kohë shtesë edhe 48 orë për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër, para se të marrë veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore. /Telegrafi/