Artistët shqiptarë kanë filluar me mbrëmje e koncerte muzikore pas një kohe të gjatë me lehtësimin e masave në vend.
Duke qenë se ishin në pauzë për më shumë se një vit për shkak të situatës me COVID-19, ata tashmë janë të lumtur për rikthimin pranë publikut e fansave të tyre.
Marrë parasysh se është një nga yjet e estradës shqiptare, artisti Capital T lirshëm mund të thuhet se është ndër më të kërkuarit të momentit.
Ai së fundmi ka mbajtur një koncert në Sarandë, gjersa nuk ka munguar me disa imazhe e video nga atmosfera e krijuar në jug të Shqipërisë.
“Faleminderit Saranda. E dua energjinë e juaj. Shihemi shpejt”, kanë qenë fjalët e reperit përkrah postimit të ndarë në Instagram.
Ai ka interpretuar disa nga hitet më të njohura të tij përfshirë edhe projektin e fundit “Si magji”, të cilin e solli në bashkëpunim me Kiddën.
Kënga e tyre verore deri më tani ka mbledhur mbi tetë milionë shikime. /Telegrafi/