Site icon Telegrafi

Fillon evakuimi i banorëve nga Mariupoli, mbi 500 civilë arrijnë në Zaporizhzhia

Më shumë se 500 civilë kanë arritur në Zaporizhzhia, falë konvojit të veturave të Kryqit të Kuq që u larguan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) udhëhoqi konvojin e autobusëve dhe veturave private, që i kaluan pesë ditë duke tentuar të largohen nga Mariupoli, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Makthi i ushtrisë ruse, “zonja vdekje” snajperistja ukrainase që po bën namin në fushëbetejë

Banorët e atjeshëm kishin bërë disa tentime që realizonin të dështuara, pasi ushtria ruse nuk respektonte armëpushimin dhe fillonte granatimet mbi korridoret humanitare.

Mariupoli ka qenë i rrethuar pothuajse që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – duke e bombarduar vazhdimisht e duke mos zgjedhur caqet, që shpesh ishin edhe shkollat e ndërtesat kolektive. /Telegrafi/

Exit mobile version