Telegrafi

Fillojnë para porositë për Pixel 4, bëhen të ditura çmimet që do t’i ketë

Smartfoni i Google, Pixle 4 është një prej pajisjeve që është shfaqur në shumë materiale të rrjedhura, megjithatë, çmimi ka mbetur i fshehtë.

Deri më tani, kur kanë mbetur edhe disa orë nga lansimi zyrtar, në ueb-faqen e kompania, është hapur edhe një format ku mund të bëhen para porositë, transmeton Telegrafi.

Me fillimin e porosive, janë bërë të ditura edhe çmimet që do t’i ketë Pixel 4 dhe Pixel 4 XL.

Për modelin bazë që ka 64 GB RAM, duhet paguar 726 euro, ndërsa për atë me 128 GB RAM, pagesa ngrihet në 817 euro.

Të njëjtin çmim e ka edhe Pixel 4 XL, që ka 64 GB RAM, derisa për XL me 128 GB RAM kushton 908 euro.

Blerësve të këtyre telefonave, që i porosisin tani, do t’ju arrijnë në shtëpi më 22 tetor. /Telegrafi/