Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë dhe tanimë bisedimet kanë filluar.
Siç edhe ishte bërë e ditur, delegacioni ukrainas përfshin, ndër të tjera, ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mykola Tochytskyi, përcjell Telegrafi.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.
Ndryshe, Bjellorusia ka thënë më herët se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse, pasi agresioni i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë. /Telegrafi/
⚡️⚡️Russia- Ukraine talks finally commence as delegations take theirs seats at the table in Belarus: RIA pic.twitter.com/D8fTREuHzT
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 28, 2022