Site icon Telegrafi

Fillojnë hetimet për sigurimin që shkelmoi dhe grushtoi tifozin në ndeshjen Portugali-Slloveni

Një hetim policor ka nisur pasi u shfaqën në internet pamjet e një tifozi portugez që goditet me grushtr dhe shkelma nga sigurimi i stadiumit.

Të hënën, më 1 korrik, Portugalia siguroi një vend në çerekfinale të Euro 2024 me një fitore nga penalltitë kundër Sllovenisë.

24 orë më vonë, pamjet e siguruara nga gazeta portugeze Record treguan sigurimin në Deutsche Bank Park në Frankfurt duke sulmuar një mbështetës në tunel gjatë ndeshjes.

Pamjet tregojnë dy persona duke u ndaluar në zonën e tunelit të stadiumit. Njëri prej tyre duket se është goditur disa herë me grusht në kokë dhe fytyrë nga një sigurimi, ndërsa ai po mbahet pas një muri nga dy anëtarë të tjerë të stafit.

Viktima më pas bie në tokë  me tre persona nga stafi që shkelmonin mbi të. Tifozi i dytë mbetet i kapur nga sigurimi gjatë gjithë incidentit.

Të mërkurën, një zëdhënës i policisë së Frankfurtit tha për The Athletic: “Mund të konfirmoj se kemi njohuri për incidentin dhe se po e hetojmë”.

Lexo po ashtu Humbi penalltinë, Ronaldo shpërtheu menjëherë në lot

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Frankfurtit përmes llogarisë së tyre zyrtare X.

Një zëdhënës i UEFA-s tha: “UEFA është në dijeni të një incidenti që ndodhi mes sigurimit dhe një tifozi nga ndeshja Portugali – Slloveni dhe dënon çdo sjellje të dhunshme. Ngjarja në video tashmë është objekt i një hetimi policor”.

“UEFA nuk është në gjendje të komentojë më tej derisa hetimi të ketë përfunduar”.

UEFA tha se do të rrisë masat e sigurisë në Euro 2024 pasi fitorja e Portugalisë kundër Turqisë u ndërpre nga disa tifozë që u futën në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version