Milani është skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës.
Kuqezinjtë kanë përforcuar skuadrën me 10 futbollistë, ndërsa nuk mendojnë të ndalen me kaq.
Rossonerët kanë filluar bisedimet me sulmuesin kamerunas, Eric Choupo Moting.
28-vjeçari ka mbetur lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Schalken dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Agjenti i kamerunasit ka filluar bisedimet me krerët e klubit për të arritur një marrëveshje.
Moting kërkon një kontratë trevjeçare nga Milani me pagë 2.5 milionë euro në stinor dhe duket që këto kërkesa do të plotësohen.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda kësaj jave.
Muting pritet të bëhet transferimi i 11-të i Milanit në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/