Telegrafi

Fillojnë bisedimet mes klubeve, Juventus kërkon transferimin e Raul Jimenez

Raul Jimenez. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Raul Jimenez është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer me fanellën e Wolverhampton, teksa ka zgjuar interesimin e gjigantëve më të mëdhenj.

Liverpool, Real Madrid, PSG, Arsenal, Manchester United dhe së fundmi Juventus janë skuadrat e interesuar për meksikanin.

29-vjeçari ka bërë një sezon të madh me Wolverhampton Wanderers, duke shënuar 22 gola e duke asistuar në 10 të tjerë në të gjitha garat.

Raul Jimenez. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Juventus pritet të mbetet pa Gonzalo Higuainin, ndërsa janë në kërkim të një sulmuesi qendror.

Jimenez shihet si lojtari ideal që të luaj përkrah Cristiano Ronaldos për edicionin e ri dhe meksikani pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Maurizio Sarri.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë nisur bisedimet me Wolves për tu njoftuar rreth situatës së lojtarit.

Wolves e vlerëson shumë Jimenezin, pasi meksikani shihet si pikë referuese në repartin ofensivë.

Raul Jimenez. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Mirëpo dëshira e lojtarit është të largohet në drejtim të një skuadre më të madhe ku do t’i jepet mundësia të luftojë për trofe.

Juve kërkon me çdo kusht transferimin e tij në Serie A, por për ta bërë një gjë të
tillë duhet të shpenzojë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/