Mesfushori spanjoll Isco Alcoron pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.
Ylli i Los Blancos nuk ka qenë i kënaqur me hapësirat në këtë edicion dhe ka kërkuar largimin nga Santiago Bernabeu.
Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë pasi janë skuadra të mëdha si Manchester United, Chelsea, Napoli e së fundmi edhe Milan që e duan atë.
E përditshmja spanjolle Marca ka shkruar se Milani ka filluar bisedimet tanimë me Real Madridin për yllin spanjoll.
Rossonerët janë gati të shpenzojnë 55 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Spanjës.
Reali kërkon së paku 70 milionë euro për lojtarin, por Marca shkruan se oferta e Milanit prej 55 milionë mund të rritet me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.
27-vjeçari ka pranuar se dëshiron një aventurë tjetër dhe destinacioni i tij i ardhshëm është mes Anglisë dhe Italisë. /Telegrafi/