Telegrafi

Fillojnë bisedimet mes klubeve, Dembele shumë pranë transferimit te United

Ousmane Dembele mund të bashkohet me gjigantin anglez Manchester United.

Djajtë e Kuq prej kohësh janë në kërkim të një sulmuesi anësor, por deri më tani nuk kanë arritur të transferojnë një të tillë.

Manchester United tani ka filluar bisedimet me Barcelonën për Ousmane Dembelen.

Djajtë e Kuq po e kërkojnë francezin si huazim, pasi marrëveshja me Borussia Dortmundin për Jadon Sanchon ka ngecur.

BVB i ka bërë të qartë drejtuesve të gjigantit anglez se pa paguar 100 milionë funte nuk e lejojnë largimin e Sanchos.

Nga ana tjetër United tani ka hequr dorë nga anglezi dhe është rikthyer fuqishëm në garë për Dembelen.

Drejtuesit e United kanë kontaktuar edhe agjentin e Dembeles, duke bërë përpjekje të mëdha për të nënshkruar me të.

Vlen të theksohet se talenti francez Dembele në qershor kishte refuzuar kalimin në Angli ku kërkohej nga Liverpool. /Telegrafi/