Site icon Telegrafi

Fillojnë bisedimet mes Interit dhe Sampdorias për Schick

Drejtuesit e Sampdorias raportohet se janë në selinë e Interit për të diskutuar rreth mundësisë së shitjes së sulmuesit Patrik Schick tek Nerazzurrët.

Schick duhej të bashkohej me Juventusin në një marrëveshje prej 25 milionë eurosh, por Bianconerët u tërhoqën të martën pas zbulimit se çeku ka problem kardiak.

Megjithatë, Sportitalia raporton se Interi nuk ka humbur asnjë minutë dhe raportohet se ka filluar takimin me homologët e tyre “Blucerchiati”.

Gjithashtu edhe Sky Sport Italia shkruan se te dyja palët janë në bisedime e sipër dhe mund të arrihet së shpejti një marrëveshje.

Besohet se futbollisti do të vazhdojë të luajë pas trajtimeve mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version