Një ushtar rus është penduar rëndë kur vendosi ta ndjekë dronin që po i fluturonte mbi kokë.
Ai ishte i bindur se ishte dron i ushtrisë ruse, dhe kështu vendosi ta ndjekë duke menduar se do ta dërgojë tek bashkëluftëtarët e tij, transmeton Telegrafi.
Por ky dron doli të jetë i ushtrisë ukrainase që vëzhgonte lëvizjet e rusëve në Avdiivka në rajonin e Donetskut.
E duke e ndjekur, ushtari rus arriti në pikën kur e kapën ukrainasit dhe e zënë rob lufte.
Madje gjatë intervistimit ka pranuar se eprorët i kishin dhënë informacione të gabuara lidhur me dronin, duke i thënë se është i ushtrisë ruse. /Telegrafi/