Një pasagjere e aviokompanisë American Airlines është arrestuar në aeroplan derisa po udhëtonte nga New Orleans në drejtim të Dallasit, pasi që disa herë kishte refuzuar të bartë maskë.
Incidenti ka ndodhur në aeroportin Louis Armstrong. E zëdhënësi i aviokompanisë ka thënë se fluturimi ishte vonuar paksa, pasi që një grua disa herë kishte refuzuar të bartë maskë, që është një masë obligative epidemiologjike, transmeton Telegrafi.
Asaj i është thënë se duhet të bartë maskë përndryshe rrezikon të largohet nga aeroplani, ku më pas është telefonuar policia për të intervenuar për ta nxjerrë nga fluturakja.
https://www.youtube.com/watch?v=gbArfsfvTDU
“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, ka thënë për New Orleans Advocate që ishte pasagjer në aeroplan.
“Dy policë të armatosur rëndë u futën brenda dhe urdhëruan gruan që të dalë nga fluturakja. Ajo refuzoi dhe më pas i kërkuan që të ngritet në këmbë. Filloi të bërtasë dhe të rezistoj derisa e arrestuan. Ajo vazhdimisht bërtiste derisa e nxirrnin nga aeroplani”, ka shtuar pasagjeri.
So this lady got kicked off the plane for calling an attendant "bitch". He also told her "you're ko longer allowed to fly with American. I suggest you try Spirit" 😂😂😂 pic.twitter.com/d8D4psClOt
— Ekwensu Ocha 😈 (@ExtrFreeBurner) July 17, 2021
Ky dëshmitarë tha se ajo vazhdimisht përsëriste se nuk është kafshë dhe se nuk dëshiron ta trajtojnë si kafshë. Gruaja u arrestua dhe akuzohet për prishje të rendit publik, rezistim gjatë arrestimi dhe rezistim për bartje të maskë si dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Mediat amerikane raportojnë se administrata civile e aviacionit, është duke shqyrtuar aplikimin e masës së gjobës për të gjithë ata që sillen çuditshëm dhe refuzojnë t’i binden urdhrave. Madje mund të dënohen deri në 21.000 dollarë. /Telegrafi/