Telegrafi

Fillimisht u përplas me veturë e më pas i ra shtylla elektrike mbi kokë, motoçiklistin indian e shpëton helmeta (Video, +18)

Një motoçiklist ka arritur t’i shpëtojë vdekjes edhe pse u përplas me motoçikletë në një veturë ku nga goditja e fortë “fluturoi” disa metra, e sikur kjo të mos mjaftonte, më i pas i bie mbi kokë shtylla elektrike.

Këto dy aksidente kanë ndodhur brenda pak sekondave në Nagpur në pjesën perëndimore të Indisë, ku shihet një burrë duke u përplasur me veturë derisa ishte në motoçikletë, dhe pa kaluar pak sekonda shtylla elektrike i bie mbi kokë, transmeton Telegrafi.

Derisa motoçiklisti po mundohej të ngritej në këmbë pas përplasjes me veturë, shtylla elektrike i ra mbi kokë, por ishte helmeta që e shpëtoi nga vdekja edhe pse goditja ishte e drejtpërdrejtë.

Në Indi 15 persona humbin jetën çdo orë në aksidente trafiku, dhe shumica prej tyre janë motoçiklistë që nuk bartin në shumicën e rasteve helmeta.

Edhe pse qeveria e ka bërë të obligueshme bartjen e helmetave, shumica e motoçiklistëve mendojnë se nuk është “cool” bartja e helmetave. /Telegrafi/