Telegrafi

Fillimisht pengoi prezantuesen e televizionit të Kremlinit, tani thotë se për luftën në Ukrainë duhet fajësuar vetëm Putini

Pasi mori guximin për të protestuar kundër luftës dhe pengoi moderatoren e televizionit rus Channel One që financohet nga Kremlini, ajo foli për këndvështrimet e saj sa i përket pushtimit rus në Ukrainë.

Bëhet fjalë për Marina Ovsyannikova, ish-punonjëse e televizionit që vlerëson se gjithçka që po ndodh në Ukrainë, po ndodh për fajin e presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

“Ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është krim, e Rusia është agresori. Përgjegjësinë për agresionin duhet ta merr vetëm një person – e ai person është Vladimir Putin. Babai im është ukrainas, nëna ruse – ata kurrë nuk ishin armiq. Kjo qafore është simbol i faktit që Rusia duhet të ndalë këtë luftë dhe popujt tonë të jenë në gjendje sërish të ribashkohen”, tha Ovsyannikova.

“Për fat të keq, viteve të fundit kam punuar në Channel One. Kam bërë propagandën e Kremlinit dhe ndihem e turpëruar për këtë – që kam lejuar të gënjej njerëzit përmes ekranit televiziv, dhe kam lejuar që populli rus të bëhet ‘zombie’. Nuk e kemi thënë as edhe një fjalë në vitin 2014 kur gjithçka filloi. Nuk protestuam kur Kremlini helmoi Navalnyn. Kemi vëzhguar në heshtje këtë regjim jo human. Tani e tërë bota është kthyer kundër nesh”, ka shtuar gazetarja ruse. /Telegrafi/