Telegrafi

Fillimisht i padëshiruar, pastaj kontratë vetëm dy vite – tani Barcelona dëshiron të zgjatë sërish kontratën e Dembeles

Verën e kaluar, trajneri i Barcelonës, Xavi, mori një vendim të rëndësishëm për të vazhduar kontratën me dy vite me anësorin francez, Ousmane Dembele, dhe tani klubi po përgatitet edhe një vazhdim tjetër të kontratës.

Dembele nënshkroi vetëm për dy vite këtë verë dhe ishte një kontratë mjaft e pafavorshme për Barcelonën pasi klauzola e largimit do të bëhet e vlefshme nga vera e 2023 dhe është vetëm 50 milionë euro.

Në kontratë thuhet gjithashtu se gjysma e kësaj shume (pra 25 milionë euro) ndahet mes lojtarit dhe menaxheri i tij, Moussa Sissoko, ndaj Barcelona dëshiron të mbrohet nga kjo gjë.

Gjithashtu, ata duan të mbrohen nga fakti se tashmë nga 1 janari 2024, lojtari mund të negociojë për një largim falas atë verë.

Që nga ardhja e tij në klub, Xavi e ka bërë Dembelen të rëndësishëm për skuadrën, ndërsa ai është kthyer edhe te Franca.

“Dembele mund të jetë më i miri në botë në pozicionin e tij”, ka thënë Xavi në ditën e prezantimit të tij në Barcelonë.

 

Presidenti Joan Laporta ka folur së fundmi me fjalë të zgjedhura për Dembelen dhe kërkohet vazhdimi i kontratës deri në vitin 2026. /Telegrafi/